A do të hyjë Berisha në parlament? Kadilli:PD s’mund të prishet me SHBA

Më të fundit


Ish-kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli ka shprehur nevojën që Sali Berisha duhet të distancohet nga partia që të mos ta dëmtojë atë.

I ftuar në emsionin “Real Story” në News 24, ai tha se që në momentin që Berisha është shpallur Non-Grata i ka kërkuar PD-së se nuk mund të prishet me Amerikën.

“Kam besuar se Sali Berisha është politikani më i zotë që ka Shqipëria. Në momentin që u shpall Non Grata kam reaguar i pari dhe i kam kërkuar PD-së se nuk mund të prishet me Amerikën. Berisha e ka vetëdijen se PD është më e shëndetshme nëse nuk dëmtohet dhe ai e kupton se e dëmton duke e përfshirë PD-në duke lidhur fatin e tij me të. Shpresoj të ketë një reagim nga ai këto pak ditë që kanë mbetur. Kryetari i partisë nuk foli duke nuk është ai kryetari. Uroj që Berisha të mos i trupërojë në këtë sfidë”- tha ai.



Skip to toolbar