Ish-kryeprokurori Ardiatik Llalla ka munguar sot në seancën gjyqësore.
Sipas avokatit, shkak i mospranisë së Llallës në gjykatë është shëndeti i tij, pasi ai ndodhet në spital. Gjykata eshte terhequr per vendim.
Gjykata urdhëroi kërkesën për konfiskim të gati 22 mijë metrave katrorë truall dhe një apartamenti në Durrës dhe aprovoi si dënim shtesë edhe mohimin për të marrë funksione publike për pesë vite.
Ish-kryeprokurori u shpall fajtor nga GJKKO për fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.


