Udhëtim drejt Malit të Zi? Nga 14 shtatori masa të reja

CORONAVIRUS


Duke nisur nga 14 shtatori, Mali i Zi vendos rregulla të reja për të hyrë nga Shqipëria drejt territorit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Sipas MEPJ shqiptare, në kufi udhëtarët duhet të kenë test negativ.

NJOFTIMI I MEPJ
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga  data  shtator 2021, të gjithë qytetarët e huaj që duan të udhëtojnë drejt Malit të Zi, duhet të paraqesin.

 Një vërtetim që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë;

 Një test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë;

 Test negativ antigjen, jo më të vjetër se 48 orë;

 Qytetarët e Malit të Zi dhe shtetasit e huaj me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi, të cilët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e e mësipërme, duhet të karantinohen. Izolimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit.



Skip to toolbar