Xhaçka pret Merkel në Rinas: Mirënjohje për mbështetjen në BE

Më të fundit


Ministrja e jashtme Olta Xhacka ka përshëndetur përmes një postimi në rrjete sociale pritjen e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë.

“Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin 🇪🇺 të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë. 🇦🇱🤝🇩🇪” shkruan Xhacka.

Në pritjen e kancelares në Rinas, ministrja Xhacka shoqerohej nga ambasadori i Shqiperise ne Gjermani, Artur Kuko dhe ai i Gjermanise ne vendin tone, Peter Zingraf.



Skip to toolbar