Vasjari: Basha të dorëhiqet. Gjekmarkaj: Vullneti i qytetarëve u manipulua

Më të fundit


Në studion e emisionit “Real Story”  “News 24”, u diskutua për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD, i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndër të ftuarit në studio, për të folur për këtë çështje, ishin analisti Arian Vasjari dhe deputeti Agron Gjekmarkaj. Ky i fundit tha se nuk e kritikon dot Bashën për humbjen, pasi ka qenë vetë në terren dhe e ka parë nga afër situatën.

Ndërsa nga krahu tjetër, Arian Vasjari tha se PD nuk i ka fituar zgjedhjet dhe për këtë ai fajësoi Lulzim Bashën, për të cilin tha se ka ardhur koha të largohet nga drejtimi i partisë.

Agron Gjekmarkaj: Unë do të mbaja një qëndrim më të fortë nëse nuk do të isha në terren, me joshjen e parave të pushtetit, të pandemisë dhe tërmetit. Ne e dimë si u morën votat në Shqipëri. Unë e kam të vështirë t’i them Bashës që faji bie mbi ty. Sigurisht kam kritikuar disa gjëra.

Arian Vasjari: PD nuk i ka fituar zgjedhjet, edhe pse kanë ndodhur manipulimet.

Agron Gjekmarkaj: Ju keni 6 apo 7 deputetë të LSI që nuk kanë hyrë për 100 apo më pak vota.

Arian Vasjari: Nuk gjen një element, për të ndërtuar një alibi për Luzim Bashën. A ka ardhur koha e Lulzim Bashës? Po, që të ikë, ndryshe PD do të futet në një prizëm që Lulzim Basha do të jetë pakicë. Kjo është e vërteta.



Skip to toolbar