Sot u votuan në parlament, qeveria nesër te Meta

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re u miratuan me 77 vota pro dhe 53 kundër mëngjesin e sotëm nga Kuvendi. Sipas BalkanWeb ditën e nesërme Rama bashkë me anëtarët e tjerë të kabinetit do të betohen te Presidenti Meta.

Duket se sot nuk ka ndodhur betimi pasi Meta ndodhet për vizitë në Korçë për vizitë pune dhe ceremoni dekorimi për 4 personalitete.

Qeveria “Rama 3” do të përbëhet nga 12 gra e 5 burra bashkë me kryeministrin teksa po shkon të betohet tek një President që ka marrë ‘vulën’ e shkarkimit nga Kuvendi i vjetër, por jo nga Gjykata Kushtetuese.

Ishte mazhoranca e PS që inicioi shkarkimin e Metës me pretendimin se kishte ndikuar dhe ndërhyrë në zgjedhjet e 25 prillit duke dalë nga statura e Presidentit.

Gjithsesi Meta e ka dhënë një sinjal dakordësie me qeverinë e re pasi ka emëruar dekretimin e të gjithë anëtarëve të rinj të kabinetit Rama, nga kryeministri tek ministrat që vijojnë.



Skip to toolbar