Ngjela: Sali ziu mendon se ka përballë Ramiz Alinë, jo SHBA

Më të fundit


Nga Spartak Ngjela

Pashë dje takimin e Saliut me fansat e tij në lajme.

U mbars mali dhe polli një mi. Por lindi sërish miu i vjetër, të cilin nuk e pranon mali: domethënë nuk e pranojnë shqiptarët.

Asgjë.

Sali ziu kujton se është në Janarin dhe Shkurtin e vitit 1991, kur ky i mori partinë Gramoz Pashkos, duke gënjyer Meksin, në një kohë kur Saliu nuk e pati  dorëzuar ende teserën e Partisë së Punës.

Por, nuk është sot koha e njëllojtë me atë të vitit 1991. Këta që u dukën dje si përkrahës të Saliut, nuk kanë lidhje me shqiptarët.

Kurse Saliu foli si tridhjet vjet më parë, dhe i bëri të gjithë për të qeshur.

Po Basha.

Ai ishte krejt i qetë dhe në luftë parlamentare me maxhorancën në seancën e djeshme të Kuvendit.

Kurse, edhe ata që ishin në sallë me Saliun, pas dhjetë minutash e kuptuan se Saliu tani është një person i humbur.

Po Saliu?

Saliu do të vijojë, por, me kë, dhe për kë do të flasë? Ai do të flasë me veten dhe për vete, sigurisht.

Domethënë asgjë.

Por, këtë i tha dje si përgjigje edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim: “Berisha është person i korruptuar, dhe kjo mjafton për Amerikën”.

Po Saliu?

E çdo të thotë Sali ziu! Nuk ka më asnjë shpresë, por mendon se ka përpara Ramiz Alinë.

Jo. Ai tani ka përpara si kundërshtar Amerikën, në një kohë që atëherë, kur qe kundër Ramiz Alisë, ai e kishte me vete.

Domethënë, i bie që Saliu me një grusht njerëzish të panjohur, do të mundë Amerikën në Shqipëri!

Por, a e bën dot?

Ja, kjo është pyetja, të cilën ai ose nuk do, ose nuk di ta bëjë…



Skip to toolbar