Operacioni ‘Shpirti’, ish-komisari Festim Lelaj kërkon ndryshim mase

AKTUALITET


Ish-komisari Festim Lelaj, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit të antidrogës ‘Shpirti’ kërkon ndryshim mase sigurie. Lelaj pretendon se vuan nga një sëmundje.

Duke marrë parasysh këtë pretendim, GJKKO kërkoi ekspertim nga Mjekësia Ligjore për rastin në fjalë.

Më 2017 ai ka qenë i përfshirë në trafikun e 2.5 ton drogë nga Ankona në Durrës dhe madje atëherë Prokuroria kërkoi 17 vite burg për të.

Dy persona të tjerë asokohe, Emiljano Cili dhe Artur Riza u dënuan me burg si bashkëpunëtorë të Lelajt.



Skip to toolbar