Pas mbledhjes së qeverisë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka njoftuar nënshkrimin e një marrëveshje midis programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë shqiptare. Marrëveshja quhet “Star 3” dhe bashkon donatorë që janë të përfshirë në modernizimin e qeverisjes vendore duke krijuar një fond të përbashkët.
Donatorët janë BE, Suedia DHE Zvicra. Sipas tij ky fond do të shkojë për të përsosur modernizimin në nivel lokal. Revolucionin në qeverisjen lokale duam ta bëjmë edhe në qeverisjen lokale
“Pas mbledhjes së qeverisë miratuam marrëveshjen e nënshkruar mes programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë shqiptare. Është përdorur me sukses nga viti 2013 kur e dizenjuam Reformën Territoriale dhe ky program është i treti në radhë quhet “Star 3”.
Bashkon donatorë që janë të përfshirnë në modernizimin e qeverisjes vendore duke krijuar një fond të përbashkët. Donatorët janë BE, Suedia DHE Zvicra. Kryesisht ky fond do të shkojë për të përsosur modernizimin në nivel lokal. Revolucionin në qeverisjen lokale duam ta bëjmë edhe në qeverisjen lokale.
Nga ana tjetër do të ngrihen instrumenta monitorimi të qeverisjes vendore i cili do të bëjë të mundur që në bazë të performancës së çdo bashkie edhe vëmendja e qeverisë do të jetë asimetrike. Suksesi i kësaj marrëveshje është i garantuar”- tha ai.