Analisti Skënder Minxhozi deklaroi se nëse ish-kryeministri Sali Berisha do të ishte larguar nga PD-ja siç bëri edhe Fatos Nano me PS-në, sot nuk do të kishte një vendimin për shpalljen non-grata të tij nga Amerika.
Përballë analistëve në studion e emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Minxhozi tha se dalja nga loja është ‘një ilaç pastrues shumë i vjetër në sistemin politik’.
“Jam i bindur se kjo situatë që kemi në 2021, është produkt i një situate që ka nisur brenda PD të gatuhet në 2013. Jam i sigurt që në atë moment Berisha do të thoshte që ‘jam më i vjetri i këtyre krerëve institucional, dhe ekspozimin ndaj posteve të larta e kam më shumë se të tjerë. Nëse do të ishte tërhequr pasi Basha ishte zgjedhje e tij, nëse s’do ta kishte kondicionuar PD. Nëse Berisha do të ishte larguar prej së vërteti si Fatos Nano, jam i bindur që sot nuk do të kishim një non-grata për të. Dalja nga loja është një ilaç pastrues shumë i vjetër në sistemin politik. Kemi dhjetra shembuj ku njerëz ikin për lloj-lloj konsumesh, siç ishte dhe Merkel. Berisha ka qëndruar në PD shumë përtej kohës që do të duhej të kishte qëndruar. Dualizmi që krijoi me dhunë me kryetarin pasardhës, ka krijuar një situatë që Lulzim Basha, aq i dobët dhe jo perfekt është thotë; ‘S’kam ça bëj. Po mos të ishin amerikanët, s’do e hiqja’. Mes të dyve ka një pakt që mos vetëm mos të preken vetë. Berisha heshti për humbjet në zgjedhje që mos të prekej vetë. Nuk është e sinqertë kjo lloj lufte. Sot grinden për korrupsion, për statusin në PD. Sistemi është i krimbur. Largimi i Nanos ishte i vërtetë.”, tha ai.
Arjan Vasjari: Nuk impresionohemi dot nga çka bën tjetri. Unë se vë në diskutim hegjemoninë amerikane. Te rasti i Berishës, ai mund të iki si njeri normal, ose përmes sistemit të drejtësisë, ose përmes procedurave politike. Kjo nëse se bën drejtësia, pasi nuk e di nëse ka prova. Në raste procedurash, Lulzim Basha këtë nuk bëri. Sjella e Bashës, e vizaton atë si një rrezik për sigurinë kombëtare nëse bëhet kryeministër nesër, pasi s’do të jetë autonom për vendimet e tij. Si nuk vjen kurrë në pushtet. Nëse ai do të ishte kryeministër, do të ishte rrezik kombëtar.