Pasi përjashtoi Berishën, Kim i shkon në zyrë Bashës

Më të fundit


Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka mbërritur këtë pasdite në selinë blu, për të zhbvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Ky është ballafaqimi i parë i znj.Kim me Bashën, pasi ky i fundit vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar i PD, Sali Berishën.

Kjo ishte një kërkesë e diplomatit të lartë amerikan Philip Reeker më 30 qershor pas shpalljes non grata të Berishës, por një muaj më pas ambasadorja e SHBA ia kërkoi vetë përjashtimin e Berishës.

Vendimin Basha e mori më 9 shtator, një ditë para mbledhjes së parlamentit të ri. Tashmë Berisha ka ndërmarrë një nismë kundër vendimit të Bashë duke takuar demokratë në çdo qytet të Shqipërisë.



Skip to toolbar