Shqipëria kundër Islandës, me formacion 3-5-2, por i fshehur si 4-3-3

Më të fundit


Publikohen formacionet zyrtare të takimit Islandë-Shqipëri, që do të nisë në orën 15:00 në Rejkjavik. Shqipëria zyrtarisht do të luajë me formacionin 4-3-3 kundër Islandës, por mund të jetë një formacion i fshehur për të luajtur 3-5-2, skemë e preferuar nga trajneri Reja.

Tekniku italian ka zgjedhur të zbresë në fushë me lojtarët të cilët ka punuar gjatë javës në stërvitje, duke evituar surprizat. 11-shja e zgjedhur nga Reja nga porta në sulm është: Berisha, Hysaj, Ismajli, Dermaku, Veseli, Xhaka, Basha, Abrashi, Lenjani, Cikalleshi dhe Balaj.

Për të kaluar nga 4-3-3 në 3-5-2, Hysaj mund të spostohet në krahë, ndërsa Veseli mund të rikthehet në qendër të mbrojtjes për të luajtur me 3 lojtarë. Si rrjedhojë në krahun e majtë të mesfushës kthehet Lenjani, duke lënë sulmin me Cikalleshin dhe Balajn. Për më tepër mbetet për t’u parë në fushë.

Gjithsesi formacionet zyrtare që do të jenë në fushë janë si më poshtë:

Islanda: Haldorson, Hermanson, R.Sigurdson, Gudmuson, Bajrnanson, G. Sigurdson, Arnason, Sigurnjoson, Gunarson, Kjartanson, Skulason.

Trajner: Erik Hamren

Shqipëria: Berisha, Dermaku, Lenjani, Hysaj, Veseli, Ismajili, Basha, Abrashi, Xhaka, Cikalleshi, Balaj

Trajner: Edi Reja



Skip to toolbar