Nisja e vitit të ri shkollor, Policia e Shtetit: Në çdo shkollë do të ketë patrullë, në fokus edhe pandemia
Në ditën e parë të nisjes e vitit të ri shkollor së Policia e Shtetit ka dhënë detaje për menaxhimin e situatës.
Drejtori i Rendit në një komunikim për mediat deklaroi se në çdo shkollë do të ketë patrullë policie. AI theksoi se nuk do të largohet vëmendja nga pandemia e Covid dhe se janë marra masat përkatëse në bashkëpunim me institucionet.
“Janë marrë masat përkatëse me objektiva të rëndësishme për ecurinë sa më të mirë të procesit mësimor. Është evidentuar bashkëpunimi i policisë së Shtetit më të gjitha bordet drejtuese të institucioneve përkatëse.
Në fokus të masave janë edhe masat ati-Covid gjë që presim të arrihet në bashkëpunim me shkollat. Kemi ,marrë parasysh angazhimin e patrullave të policisë në çdo shkollë.
Deri tani vlerësojmë bashkëpunimin e ngushtë mes Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Arsimit”, u shpreh drejtori i Rendit.