I dërguari i BE, Miroslav Lajçak thotë se është finalizuar marrëveshja Kosovë-Serbi. Pas dy ditësh negociatash, Lajçak falenderon Bislimin dhe Petkovic për gatishmërinë që patën.
Me anë të një dokumenti Lajçak ka zbuluar dhe 3 pikat e marrëveshjes për të cilat palët kanë rënë dakord.
STATUSI NGA MIROSLAV LAJÇAK
“E kemi një marrëveshje. Pas dy ditë negociatash intensive, një marrëveshje për shtensionimin e dhe rrugën përpara sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe pajtuar për të mirën e njerëzve”
TRE PIKAT E MARRËVESHJES
1 Njësitë speciale të vendosura aktualisht në Jarinjë dhe Bërnjak do të hiqen njëkohësisht me postblloqet duke filluar më 2 tetor 2021 në orën 8:00 dhe duke përfunduar jo më vonë se ora 16:00. KFOR -i do të vendoset në Jarinje dhe Bërnjak para dhe gjatë fillimit të heqjes së njëkohshme dhe do të qëndrojë përafërsisht për dy javë për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe dhe lirinë e lëvizjes.
2 Nga 4 tetori 2021 në orën 8:00 vendoset regjimi i etiketave ngjitëse siç është rënë dakord në kuadrin e dialogut të BE -së do të zbatohet si një masë e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme
3 Një grup pune – i përbërë nga përfaqësuesit e BE-së, Prishtinës dhe Beogradit dhe e kryesuar nga BE do të krijohet, për të gjetur një zgjidhje të përhereshme për targat e automjeteve, të bazuar në praktikat dhe standardet e BE-së. Takimi i parë i grupit punues do të mbahet më 21 tetor, 2021, në Bruksel. Gjashtë muaj pas mbledhjes së parë, grupi i punës do t’i prezentojë formatit të lartë të dialogut arritjet për një zgjidhje të përhershme.