Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, dha mesazhe të forta për Reformën në Drejtësi, në konferencën me temë “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë”.
Në fjalën e tij, kryediplomati i BE ka vënë theksin te dosjet e rëndësishme, që sipas tij, duhen trajtuar, edhe me mbështetjen e qeverisë.
Sipas tij, Vettingu duhet të vazhdojë dhe të përfundojë sa më shpejt, duke shtuar se Reforma në Drejtësi duhet të jetë e pakthyeshme.
“Reforma ishte thelbesore për Shqipërine dhe po jep rezultatet e para. SPAK ka cuar ne gjykate ish-kreun e Gjykates Kushtetuese dhe po heton 23 të tjerë.
Reforma ne drejtesi duhet të përfundojë dhe institucionet e reja duhet të tregojne lidership. Ka disa dosje të rëndesishme që duhen trajtuar. Qeveria ka detyren t’ju mbeshtesë. Është urgjent qe procesi i vettingut të përfundojë sa më shpejt, por duke ruajtur integritetin e procesit. Kjo do të doje zgjatje të na mandatit të anëtarëve të KPK dhe komisionereve. Reforma duhet te jetë e pakthyeshme.
Vetingu te vazhdoje, por duhet zgjatja e afatit te organeve te Vettingut, Por Kuvendi duhet ta konsultoje me te gjithe aktoret. Konsolidimi i Reformes ne Drejtesi duhet te jete kryefjale.
Reforma ne Drejtesi po sjell rezultate konkrete, te cilat ishin te paimagjinueshe, psh 23 procedime penale ndaj ish-gjyqtarve te shkarkuar nga Vetingu, perfshire ish gjyqtare të Gjykatës së Larte dhe asaj Kushtetuese. Reforma ne Drejtesi është dhe do të mbetet prioritet kyç për BE. Deri më tani jane investuar 55 mln euro per Reformen”, tha ambasadori Soreca.