Më pak gjykata? Manja për hartën e re: Shërbimet do të qëndrojnë aty ku janë

Më të fundit


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka premtuar shumë shpejt një hartë të re gjyqësore në vend. Ai tha se shërbimet për qytetarët do të jenë aty ku janë, duke vendosur në pikëpyetje projektin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për reduktimit të gjykatave.

Proceci i miratimit të hartës së re gjyqësore nuk është i thjeshtë, pasi merr në konsideratë edhe aksesin që kanë qytetarët në sistemin e drejtësisë. Duhet të ketë plotësim të vakancave, por nuk mund ti bëjmë distancat të pamundura për qytetarët. Duroni dhe prisni hartën e re gjyqëesore. Unë e thashë ne do të shkojmë drejt variantit për ti ofruar shërbimet atje ku janë sot. Ne do të propozojmë zgjatjen e afateve të Vetingut, natyrisht është një proces që kërkon ndërhyrje në kushteturë, dhe është i domosdoshëm dhe bashkëpunimi i opozitës. Jemi në konsultim të ngushtë me partnerët tanë, BE dhe SHBA, në ditët në vijim do të kemi dhe materializmin e nismës së re në Kuvend.’- tha Manja për mediat.

Por burime ekskluzive për Report Tv nga KLGJ bëjnë me dije se ky institucion i qëndron propozimit për reduktim të gjykatave, me 1 gjykatë apeli.  KLGJ ka kërkuar që nga 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë. Do të mbyllen disa gjykata të vogla në rrethe si Laçi, Mati, Puka, Tropoja, Përmeti etj.

Report Tv mëson se brenda datës 15 tetor do t’i shkojë Ministrisë së Drejtësisë harta e re gjyqësore dhe më pas do t’i kalojë Qeverisë për të marrë një vendim.

Në një konferencë të titulluar “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë” ministri i Drejtësi u ndal te Reforma në drejtësi dhe lufta kundër pandëshkueshmërisë.



Skip to toolbar