Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me zyrtarin e lartë të BE-së, Josep Borrell.
Ka qenë përfaqësuesi i BE për politikën e jashtme ai që ka bërë të ditur këtë fakt përmes një statusi në Twitter.
“Takova Kryeministrin Edi Rama në WPC2021. Ne diskutuam për zgjerimin, Samitin e ardhshëm, Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. E rëndësishme për të ruajtur vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë e BE-së.”, shkruan Borrell.