Zbulohen emrat e 3 shqiptarëve në Torino që vranë arkitektin italian

AKTUALITET


Emrat e tre shqiptarëve që dyshohet se kanë vrarë Roberto Mottura, arkitektin 49-vjeçar natën e 9 qershorit 2021 janë bërë publike.

Emirjon Marjini, Mergim Lazri, 24-vjeç dhe Flaogert Syla, 26-vjeç janë shqiptarët që vranë italianin në banesën e tij në Piossasco. Marjini i cili besohet se ishte kreu i grupit, kishte një dekret dëbimi vite më parë, ishte i pari që tradhtoi veten menjëherë pas vrasjes. Ai i tha një të njohuri se duhej të ndryshonte urgjentisht celularin pasi ishte futur në telashe. Duke marrë shkas nga kjo, hetuesit përgjuan bisedat e tij për të arritur tek bashkëpunëtorët e tij të dyshuar, raporton TorinoToday.

Arkitekti 50-vjeçar Robert Mottura u sulmua gjatë një grabitjeje, e cila ndodhi qershorin e kaluar në shtëpinë e tij në Piossasco, në zonën e Torinos. Të arrestuarit akuzohen se kanë hyrë në shtëpinë ku Mottura jetonte me gruan Laura Lui dhe djalin e tij 12-vjeçar, duke e qëlluar për vdekje. Vrasja ndodhi në katin e parë të ndërtesës, pasi hajdutët kishin hyrë rreth orës 4 të mëngjesit nga dritarja e vilës. Çifti dhe djali i tyre flinin në katin e dytë kur ra alarmi. Sapo dëgjuan zhurmat, të dy zbritën në katin e parë ku edhe gjetën të vdekur Motturan. Jashtë shtëpisë u gjet një çekiç që kriminelët e kishin përdorur për të thyer dritaren dhe për të hyrë në shtëpi.

Kur kishte dëgjuar zhurmën, Mottura zbriti poshtë për të mbrojtur familjen e tij, por njëri nga hajdutët e kishte qëlluar atë me një armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen në vend. Më pas, banda ishte arratisur nga e njëjta dritare ku kishin hyrë, pa marrë asgjë nga shtëpia.



Skip to toolbar