Kosova regjistron 4 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ja sa raste të reja

KOSOVA


Në Kosovë të shtunën janë regjistruar edhe katër raste të vdekjes nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Numri i përgjithshëm i viktimave që nga marsi i vitit 2020 ka arritur në 2.959.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3.327 mostra të personave të dyshuar se janë të infektuar dhe nga ky numër 56 kanë dalë pozitivë.

Sipas autoriteteve 281 persona janë shëruar derisa 2.330 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri të shtunën, 551.601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.



Skip to toolbar