Miratohet propozimi i PS, komisionet me prani fizike të deputetëve

Më të fundit


Është miratuar sot në Konferencën e Kryetarëve propozimi i kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për zhvillimin e mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare fizikisht, dhe jo online.

Tashmë, anëtarët e komisioneve do të duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ i kryer jo më vonë se 48 orë përpara mbledhjes.

Ishin anëtarët e Partisë Demokratike, të cilët kërkuan që mbledhjet e komisioneve të zhvilloheshin fizikisht në salla, dhe jo më online.

Projekt-vendimi:

I. Zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve te perhershme te Kuvendit duke respektuar distancimin fizik te deputeteve dhe masat e tjera mbrojtese per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19. Per te marre pjese ne mbledhjet e komisioneve deputeti dorezon prane sekretarise se komisionit c;ertifikaten e vaksinimit ose testin PCR negativ te kryer jo me vone se 48 ore perpara fillimit te mbledhjes.

II. Me dakortesine e kryesise se komisionit parlamentar mbledhjet mund te zhvillohet edhe ne distance nepermjet mjeteve te komunikimit elektronik, me terminal te pavarur deri ne perfundimin e gjendjes se epidemise se shkaktuar nga COVID-19.

III. Ngarkohet Sekretari i Pergjithshem per mbeshtetjen me burime njerezore dhe logjistike te nevojshme per te siguruar zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve parlamentare dhe marrjen e masave mbrojtese te nevojshme per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19.

IV. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

foto galeri


Skip to toolbar