Teksa vijon prej më shumë se dy orësh Komisioni i Sigurisë, demokrati Luan Baçi ka pyetur ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, nëse është shkarkuar kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, referuar disa lajmeve të publikuara këtë mesditë.
Në përgjigjen e tij, ministri Çuçi nuk e ka mohuar një lajm të tillë, por ka thënë se kjo gjë do të merret vesh në momentin e duhur.
Baçi: Përfitoj nga rasti qarkullon në media një lajm për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, është e vërtetë apo jo se jemi shumë të interesuar
Çuç: Do e merrni vesh në momentin e duhur, kur t’i mbarojë apo jo kandili.