“Pazari” kur po ndërrohej pushteti: Miku i politikanëve mori 3.6 mln euro kur Berisha po ikte e vinte Rama

AKTUALITET


Vasil Kallupi, biznesmeni që përfitoi me dy pagesa, para dhe pas tenderit 29 milionë euro për linjën me Kosovën, thuhet se ka qenë mik i shumë politikanëve, përfshi edhe Fatos Nanon.

Por ish- kryeministri Nano mes viteve 2011-2016 kur diskutohej ky tender, nuk kishte asnjë forcë politike, kishte dalë nga loja përfundimisht. Konteksti politik kur u zhvillua ky tender me para të taksapaguesve gjermanë në ndihmë të Shqipërisë, është tërësisht tjetër.

Procesi nisi në mars të vitit 2011 nga OST, në kohën kur Ministria e Ekonomisë drejtohej nga Ilir Meta, aleati i ish- kryeministrit Berisha.

Siç referon Birn, kompania kroate Dalekovod ofroi ta ndërtonte linjën për 36 milionë euro dhe Energoinvest për 29 milionë euro. Dalekovod u përzgjodh si fituese për shkak të ofertës më të mirë teknike. KFË dha dritën jeshile, por OST refuzoi ta nënshkruante kontratën.

Në kohën kur në tryezën e punës së ish ministrit të Ekonomisë, kryeministrit të asaj kohe, ndodhi krisja e madhe mes PD dhe LSI. Po afronin zgjedhjet e vitit 2013 dhe pak muaj para zgjedhjeve Ilir Meta bëri marrëveshje me socialistët, marrëveshje që u noterizua më një prill të atij viti në Shkodër.

Pas zgjedhjeve që larguan nga pushteti Berishë, në dhjetor të vitit 2013 u zhvillua tenderi i dytë  dhe oferta e Energoinvest prej 29 milionë euro u përzgjodh. OST-ja e nënshkroi kontratën në prill 2014 dhe Energoinvest e përfundoi pjesën prej 151-kilometra të linjës, midis Tiranës dhe kufirit me Kosovën në qershor 2016. Kroatët e Dalekovod ndërtoi pjesën kosovare të linjës së interkonjeksionit.

Në këtë dokument të dalë nga skandali Pandora Papers, duket se në mars të vitit 2013 kompania fituese e tenderit në Shqipëri, i paguan 3.6 milionë euro një kompanie konsuilence të sapo krijuar në emirate e bashkuara me emrin AL Energy Transmission’ e cila drejtohet nga biznesmeni shqiptar, Vasil Kallupi. Kujtojmë se kompania boshnjake u shpall fituese e tenderit shumë muaj më vonë, në dhjetor të vitit 2013.(TCH)



Skip to toolbar