Ngjela: Si do ta shpëtojë Saliu vetveten?

Më të fundit


Po mirë; ky Saliu që e gjeti fajtorin Basha më në fund, nuk po na thotë se, sa është faji i tij që e vendosi atë si kryetar të Partisë Demokratike.Por, cili është faji kryesor i Bashës; se atë po e pranon Amerika për ta futur Partinë Demokeatke në Ushington?

Logjika na thotë saktë se Saliu, pikërisht për këtë, po e fajëson Bashën; sepse Bashën e pranon Uashingtoni, dhe Uashingtoni nuk pranon Saliun.Por le të vijojmë…Po të mos kishte dashur Saliu, zgjidhej dot ky Basha si kryetar i Partisë Demokratike? Po mos e kishte përjashtuar Basha Saliun nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do të fliste Saliu kundër Bashës?

Pse, Saliu, të gjitha këto që po na thotë kundër Bashës, i ka marrë vesh pasi atë Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentar? Po Saliu, që i ka kundër të gjitha këto pyetje; mendon se Shqiptarët janë pa mend në kokë? Dhe, më në fund: çfarë kërkon të arrijë Saliu në funksion të së mirës ndërkombëtare perëndimore të Shqipërisë?

Por, nga pyetjet del se ai nuk po lufton për përmirësimin e drejtimit të Shqipërisë; por, për të shpëtuar veten. Po si do ta shpëtojë Saliu vetveten?Këtë, që neve na duket absurde; sigurisht që e di vetëm ai, Saliu.



Skip to toolbar