Aksioni politik i ndërmarrë nga ish-kryeministri Sali Berisha, u bë objekt debati në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”.
Analisti Ervis Iljazaj, është i mendimit që disa gjëra nuk mund të bëhen me referendum dhe për analogji, ai solli rastin e çështjeve të taksave dhe territorit.
Ndërkaq, ai tha se nëse do të transferonim këto vlera te PD, nuk mund të ketë ndryshime statutuore, duke qenë se aty është përcaktuar qartë se nuk mund të cënohet partneriteti i SHBA me PD. Nga krahu tjetër, analisti Arian Vasjari, tha se këto janë çështje të ndryshme dhe Kushtetuta e një partie, është e ndryshme me atë të shtetit.
Ervis Iljazaj: Në demokraci, ka disa gjëra që nuk hidhen në votë. Kushtetuta e Shqipërisë disa çështje i përjashton nga referendumi, siç është ajo e taksave, territoriale etj. Po të hedhësh në votë te qytetarët a doni taksa të ulëta, do të thonë të gjithë po. Ka disa parime dhe vlera universalisht të njohura që nuk hidhen në votë dhe referendum. Partneriteti i PD me SHBA është i parashikuar në statut, si mund ta hedhësh në votë këtë gjë? Janë gjëra që duhen bërë. Mund të hidhet në votë fjala e lirë? Mund të hidhet partneriteti me SHBA? Berisha do të ndryshojë statutin. Kjo është historia.
Arian Vasjari: Ju bëni mirë që na listoni disa gjëra të Kushtetutës. Janë disa çështje që nuk hidhen në referendum. Ju me të drejtë thoni që në referendum Kushtetuta thotë që disa gjëra nuk futem. Jam dakord me ty, që këtë si logjikë ta dërgojmë dhe në statutin e PD. Ju me të drejtë i referoheni Kushtetutës. Mos spekulo. Kushtetuta e partisë është Kushtetuta e partisë.