Berisha në epërsi ndaj Bashës, por PD-ja e përçarë…
Në anketimin e fundit për Euronews Albania, kompania MRB pyeti një kampion përfaqësues të banorëve të rritur të Shqipërisëse cili do të ishte udhëheqësi i duhur për të drejtuar PD-në. Ndër të anketuarit që kishin votuar për PD-AN më 25 prill, vetëm rreth gjysma (49.5%, që përfaqësojnë rreth 320 mijë votues tëPD-AN) preferonin Berishën, mbi 1/3 (34.6%, që përfaqësojnërreth 225 mijë votues të PD-AN) preferonin Bashën, rreth 1/11 (8.3%, që përfaqësojnë rreth 54 mijë votues të PD-AN) preferonin një udhëheqës të ri, dhe pjesa e mbetur u përgjigj “Nuk e di”. (Për krahasim, 81% e votuesve republikane duan që Donald Trump të jetë kandidati i tyre për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë, megjithëse do të jetë 78 vjeç kur të zhvillohen zgjedhjet presidenciale në SHBA)
Epërsia e Berishës ndaj Bashës brenda elektratit demokrat ështëe dukshme. Sidoqoftë kuotat e pozitivitetit të të dyve nëopinionin e gjerë shqiptar (jo vetëm në atë demokrat) janë tëulta; të dy janë poshtë nivelit 30% të banorëve të rritur.
Në fakt, për PD-në është e rëndësishme çfarë mendon elektorati i saj për ardhjen në pushtet? Sipas anketës MRB, më pak se gjysma e të anketurave të thjeshtë demokratë (47.8%, qëpërfaqësojnë rreth 310 mijë votues të PD-AN) mendojnë se largimi i Berishës nga grupi parlamentar Nuk do ta ndihmojëPD-në të vijë më shpejt në pushtet. Nga ana tjetër, më pak se çereku i tyre (22.8%, që përfaqësojnë rreth 150 mijë votues tëPD-AN) mendojnë se Do ta ndihmojë, dhe pjesa e mbetur u përgjigj “Nuk e di”.
Duket qartë se vendimi i Bashës nuk ka ngjallur optimizëm nëelektoratin demokrat (përkundrazi). Por nga ana tjetër, vetëm gjysma e demokratëve të thjeshtë e përkrahin rikthimin e Berishës në krye të PD-së, ndërkohë që 8.3% duan njëudhëheqës të ri në krye të saj.
Me pak fjalë, PD-ja është një familje e madhe, aktualisht e përçarë …