Aludimet për pazar PS-PD për Vettingun: Basha përplaset me Bylykbashin

Më të fundit


Aludimet e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi për një pazar PS-PD për zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut në këmbim të shtimit të disa Bashkive në hartën Territoriale ka shkaktuar përplasje të ashpra në mbledhjen e Kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Mbrëmjen e kësaj të diele, kupola drejtuese e grupit parlamentar demokrat i ka kërkuar Oerd Bylykbashit të tregojë nëse është kontaktuar nga mazhoranca për këtë çështje.

Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve ka mohuar të jetë kontaktuar nga mazhoranca , dhe se në qëndrimet e tij i është referuar deklarimeve te kryetarit te grupit socialist Taulant Balla.

Lulzim Basha me tone të ashpra ka kritikuar qëndrimet publike te deputetit Bylykbashi me argumentin se dëmtojnë  partinë në këto momente.

Shkëndija e përplasjes mes Lulzim Bashës dhe Oerd Bylykbashit u bë një shkrim i deputetit demokrat ku fliste për një pazar që kryeministri Edi Rama po i ofron Partisë Demokratike për reformën në drejtësi.

Selia blu mohoi zyrtarisht ekzistencën e një diskutimi jo vetëm me Partinë Socialiste, por edhe partnerët ndërkombëtarë.

Mbledhjet e kryesisë së grupit parlamentar kohët e fundit janë shoqëruar me debate te forta mes kryetarit demokrat dhe deputeteve të cilët publikisht janë rreshtuar krah Sali Berishes, që kërkon shkarkimin e Lulzim Bashës.

FLAMUR NOKA: Po t’i referohemi demokracise gjermane, dha doreheqjen ai ne Gjermani. Po ti referohemi demokracise Gjermane, ti duhet te kishe dhene doreheqjen dhe te kishe ikur.
LULZIM BASHA: Degjoj akuza ordinere që po I bëj presione bazës. Qeverisja 8 vjecare e PD ka pasur pjesën e vet të mirë dhe ka pasur edhe llumin.
LULZIM BASHA:  Oerd ke ti ofertë për cështjen e vetingut?
OERD BYLYKBASHI: Ato lloj insinuatash tërhiqi kryetar. Unë po përsërisja një qëndrim që ta kam thënë në grup parlamentar, para dy javësh. Unë e kisha për Ramën atë postim. Qëndrimi im është në parim. Duhet të ishte këtu Kryetari I Grupit I ngarkuar per vetingun I cili më ka kontaktuar mua ditën e enjte dhe I kam thënë kujdes se nuk është interesi ynë. Rama e di shumë mirë cfarë do, se e thotë në public. Unë kam thënë Rama ofron pazar, nuk kam thënë që ka marrëveshje PD. Unë ta kam thënë në grup, ne na duhet sistemi zgjedhor, reforma zgjedhore, reforma territoriale dhe pastaj vetingu.
Une e kam thene publikisht, ne na duhet nje strategji per te gjitha reformat. Baterite e partise u turren ndaj meje, eshte nje reagim i ulet nga Partia Demokratike ndaj meje.
Lulzim Basha: A di ti Oerd nese dikush ne parti ka marre nje propozim, me jep nje vetingun te te jap reformen territoriale?
Bylykbashi: Nese ndodh kryetar, eshte nje thike shpine per demokratet. Eshte pazar i ofruar publikisht

Oerd Bylykbashi:  Aq sa kam thene, nuk ndryshon. Po te them kete gje, po e pranove do demtosh demokratet. Nese per vetingun merr sistemin zgjedhor, mua me ke nga pas.
Lulzim Basha:  Refuzoni cdo ide se na qenka ofruar pazar i ndarjes territoriale per vetingun se eshte nje dem qe i behet demokrateve.
Oerd bylykbashi: Po ndodhi kjo demtohen demokratet.  Qellimi im eshte qe te frenoj Edi Ramen, qe mos te vazhdoje kete histori.
Flamur Noka: Na thuaj cilin ke prioritet, sistemin, reformen zgjedhore apo ref. territoriale?

Basha: Prioriteti im eshte vetem nje. Largimi nje ore e me pare i qeverise Rama. Une u kam ngarkuar detyra lidershipit te partise per secilen reforme.

Oerd Bylykbashi: Aq sa kam thene, nuk ndryshon. Po te them kete gje, po e pranove do dëmtosh demokratet. Nese per vetingun merr sistemin zgjedhor, mua me ke nga pas.
Lulzim Basha: Refuzoni cdo ide se na qenka ofruar pazar i ndarjes territoriale per vetingun se eshte nje dem qe i behet demokrateve.
Oerd Bylykbashi: Po ndodhi kjo demtohen demokratet. Qellimi im eshte qe te frenoj Edi Ramen, qe mos te vazhdoje kete histori.



Skip to toolbar