Këtë të hënë është zhvilluar konferenca e OSBE-së për Europën Juglindore “Gazetari në kohë krizash”.
Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Teresa Ribeiro në fjalën e saj ajo theksoi se liria e shtypit po përballet me kushte të vështira.
“Gazetarë të fortë shpesh po përballen me kushte të vështira. Duhet të tregojmë se në të gjithë rajonin e OSBE-së, po përballemi me një mjedis armiqësor ndaj medias.”, u shpreh ajo.
Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se media sot ka nevojë urgjente për mbështetje për të pasur një gazetari të pavarur dhe të lirë.
“Ne jemi dëshmitarë të abuzimeve që kërcënojnë gazetarinë dhe e privojnë publikun nga informacioni. Të gjitha problematikat meritojnë vëmendje. Ne duhet të promovojmë një media të pavarur dhe shoh një nevojë urgjente që t’i dalim në krah gazetarëve që të kemi një media të pavarur”, tha Ribeiro.
Pjesë e kësaj konferencë është edhe kryeministri Edi Rama.