Nazarko: Nëse Sali Berisha merr PD, duhet t’i thoni ‘natën e mirë’ SHBA

Më të fundit


Analisti Shpëtim Nazarko komentoi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, zhvillimet brenda Partisë Demokratike. Nazarko tha se rikthimi i PD në duart e Sali Berishës, do të thotë rikthim në pikën e nisjes dhe t’i thuash “natën e mirë” Amerikës.

Nga ana tjetër, Nazarko u shpreh se Lulzim Basha bëri gabim që e mori përsipër i vetëm vendimin për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar, pasi sipas tij, çdo parti duhet të ketë një klub politik, ku të diskutojë vendimet.

“Momenti që fiton Berisha, e di çdo me thënë apo jo? Të rikthehemi prapë në pikën e nisjes. Problemi i madh është se nëse janë mbledhur 4 mijë firma, PD është e Berishës, dhe duhet t’i thoni “natën e mirë” Amerikës. Nëse doni që të fitojë Berisha, i keni larë hesapet me Amerikën.

Ajo që nxjerr unë nga kjo histori është se Basha ka një gabim fatal, se nuk e ka diskutuar atë në “klubin politik”. Kur ka një problem, ata mblidhen dhe diskutojnë se na ka rënë një hall, si ta zgjidhim. Në klubin politik të partisë do merrej një vendim, o t’i thoshte Amerikës “natën e mirë”, o t’i thoshte Saliut “natën e mirë”, o të bëhej një ndarje 50 me 50. Çdo të ndodhte nëse do ta hidhja unë në tryezë këtë? Kam frikë se shumica do ishin me temperaturë e s’do vinin në mbledhje, sepse është një vendim jashtëzakonisht i vështirë. Luli çfarë ka bërë? Ka marrë gjithë peshën mbi kurriz, duke tërhequr gjithë zjarrin ndaj vetes.

A zgjidhej kriza, nëse Basha jepte dorëheqjen? Prapë nuk zgjidhej kriza. Çfarëdo që të bëni, nuk e shpëtoni dot Berishën nga “non grata”. Luli e tërhoqi gjithë zjarrin mbi vete dhe kjo mund t’i kushtojë partinë.



Skip to toolbar