Delegacioni nga Senati amerikan në zyrën e Bashës

Më të fundit


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë këtë pasdite një takim me një delegacion nga Senati Amerikan.

Sipas burimeve, takimi do të nisë në orën 15:00.

Në takim me kryedemokratin Basha do të jenë disa zyrtarë të Senatit Amerikan, si edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Në 30 qershor në selinë e PD ishte edhe Ndihmës/sekretari i Shtetit, Philip Reeker. Basha tha më pas se ishte Reeker ai që i paraqiti prova për Sali Berishën.

Ndërsa në shtator, ambasadorja amerikane e takoi Bashën në zyrë për t’i garantuar mbështetje pas përjashtimit të Sali Berishë nga Grupi Parlamentar.



Skip to toolbar