Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare nëna e analistit të njohur, Fatos Lubonja, Liri Lubonja. Ajo ishte një veprimtare e luftës, gazetare dhe historiane.
Liri Lubonja ka shkruar edhe dy libra me kujtime nga jeta e saj, pasi kujtojmë se ka jetuar plot 17 vite në internim, pas arrestimit të bashkëshortit.
Ajo ishte bashkëshortja e Todi Lubonjës.