“Qytetarët e Kosovës nuk duan parti-lider”, Basholli: LVV hyri në zgjedhje pa fabul

KOSOVA


I ftuar në emisionin “Real Story” analisti Ismail Basholli, është shprehur se zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë në Kosovë vërtetuan se qytetarët kosovarë nuk duan parti-lider. Sipas tij Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë sepse nuk pati fabul politike dhe mobilizim.

Sipas tij me rezultatet e këtyre zgjedhjeve del në pah emancipimi i politikës në Kosovë.

“Fitorja e madhe e Kurtit në shkurt  ka pas shumë interpretime. Një pjesë mendon se ka pas një mllef nga partitë e tjera. Këto zgjedhje po nxjerrin në pah se kosovarët nuk duan parti lider. Vetëvendosja në këto zgjedhje është fut pa fabul politike, pa kauzë mobilizimi.

Premisat i ka pasur mediokër pasi ka pas shumë pakënaqësi nga qytetarët në komunat ku kanë qeverisur. Sot në Kosovë mund të themi se kemi një emancipim të politikës. Është hera e parë në historinë tonë politike është hera e parë që një kryetar komune nuk shkon në balotazh”- tha ai.



Skip to toolbar