Samiti për klimën, Putin ndryshon qëndrim: Nuk do të marrë pjesë në takim

BOTA


Presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e klimës COP26 që pritet të zhvillohet në Glasgow.

Një zëdhënës i Kremlinit bëri me dije vendimin, por nuk dha asnjë arsye përse presidenti rus nuk do të jetë prezent, ndonëse kjo çështje ka qenë në fokus të Rusisë.

COP26 zhvillohet në qytetin më të madh të Skocisë , duke nisur nga 31 tetori deri më 12 nëntor.

Ky vendim i Rusisë shihet si një goditje për të detyruar udhëheqësit të negociojnë një marrëveshje  të re për të ndaluar rritjen e temperaturave globale.

“Fatkeqësisht Putin nuk do të fluturojë në Glasgow”, i ka thënë  zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov gazetarëve.

COP26 është konferenca më e madhe e ndryshimit të klimës që nga bisedimet historike në Paris në 2015. Rreth 200 vendeve u kërkohet të prezantojnë planet e tyre për të ulur emetimet e gazrave serë, të cilët shkaktojnë ngrohjen globale , deri në 2030.

Reduktimi i ngrohjes globale është thelbësor për të shmangur pasojat më të këqija të ndryshimit të klimës.

Ndërkohë vetë presidenti Putin nuk ka komentuar mbi njoftimin e pjesëmarrjes së tij, shkruajnë mediat e huaja.



Skip to toolbar