Aktori dhe producenti i njohur amerikan, Alec Baldwin qëlloi për vdekje drejtoren e fotografisë dhe la të plagosur regjizorin gjatë xhirimeve të filmit ‘Rust’. Fotoja e tij ku shihet i shqetësuar në parkingun jashtë Zyrës së Sherifit të Qarkut Santa Fe pasi u mor në pyetje, është bërë publike në mediat botërore. Ai shfaqet gjysëm i ulur, me kokën poshtë dhe i përlotur.
Baldwin mendoi se arma që kishte në dorë ishte ‘lodër’ mirëpo gabimisht ajo ishte e mbushur dhe i mori jetën Halyna Hutchins, drejtores së fotografisë. I plagosur ka mbetur Joel Souza, 48 vjeç, regjisori i filmit.