Bashkurti kritik me PD: Pse vetingun e politikës nuk duhet ta bëjë SPAK

Më të fundit


Pedagogu Lisen Bashkurti, i ftuar në emisionin “Real Story”, në “News 24”, u shpreh kundër ndryshimeve të shpeshta kushtetuese.

Ai tha se për ndryshimet fiskale dhe tatimore, ndërhyhet së paku 3 herë në vit.

Duke folur për vetingun në politikë, propozim kjo nga Partia Demokratike, Bashkurti nënvizoi se nuk duhet atribuuar SPAK-ut, pasi ky institucion sipas tij është i mbingarkuar edhe me shumë çështje të tjera.

“Ne vuajmë për institucionet e dobëta. Ne kemi sfida jashtëzakonisht të mëdha që tregojnë se korrupsioni dhe krimi i organizuar vjen nga qëndrueshmëria kushtetuese dhe aktet normative të vendit. Ne kemi Kushtetutë pak a shumë të rregullt.

E keqja e madhe është se ne duam të ndryshojmë duke prekur kushtetutën. Kushtetuta jonë është prekur mbi 12 herë. Sistemi fiskal dhe tatimor është ndryshuar rreth 2 3 herë në vit. Ne duhet të forcojmë kapacitetin e ligjit, për këtë vuan Shqipëria. Parimisht iniciativa është e mirë. Por ne duhet të shikojmë se si bëhet ndërhyrja dhe farë vlere ka.

Të ngarkosh SPAK-un për këtë çështje është marrëzi. Reforma në Drejtësi është reforma më e mirë që ka bërë Shqipëria, dhe do e vendosë atë mbi ligjin.

SPAK-u është një institucion me trupa të pakët, e nuk duhet ngarkuar me shumë çështje. Nëse SPAK-un do ta vrasësh plotësisht është ta mbingarkosh. Ai institucion duhet të lirohet madje, e të fokusohet te korrupsioni i niveleve të larta dhe krimin e organizuar”, tha Bashkurti.



Skip to toolbar