Vjedhja e energjisë nxjerr zbuluar “fermën” e Bitcoin në Krujë

AKTUALITET


Një laborator kriptomonedhash është zbuluar nga policia në qytetin e Krujës. Ky zbulim u bë gjatë aksionit të OSHEE kundër vjedhjes së energjisë elektrike.

Mësohet se zbulimi ka ardhur nga një aksion i OSHEE në Krujë, pasi një subjekt ishte i dyshuar për shpenzimin e lartë të energjisë.

Pas kontrolleve në një banesë që rezulton e marrë me qira u zbuluan edhe kompjuterët e teknologjisë së lartë që përdoren për të krijuar monedhat virtuale.

Shqipëria ende nuk e ka rregulluar me ligj prodhimin e monedhave virtuale dhe deri më tani ky aktivitet është ilegal.

FOTOT/ Brenda laboratorit të kriptomonedhave në Krujë
FOTOT/ Brenda laboratorit të kriptomonedhave në Krujë
FOTOT/ Brenda laboratorit të kriptomonedhave në Krujë



Skip to toolbar