Covid i merr jetën të riut nga Elbasani në Angli, apeli: Na ndihmoni të sjellim trupin

CORONAVIRUS


Covid i ka marrë jetën një 28-vjeçari nga Elbasani, i cili jetonte në Angli. Kanë qenë miqtë e tij ata që kanë ndarë lajmin e hidhur, ku kërkojnë ndihmë për të sjellë trupin e tij në atdhe. 28-vjeçari Sidorel Myzeqari, nga Lumasi i Elbasanit, ndërroi jetë dje në një spital në Angli.

Ndërkohë i riu kishte disa ditë me simptoma, por gjendja është rënduar papritur dhe personat që kujdeseshin për të e kanë dërguar në spital, ku edhe nuk ia doli.

“Sidorel Myzeqari, 28 vjec nga fshati lumas i Elbasanit ndërroi jete dje ne 21/10/21 nga virusi Covid 19. Të Dashur bashkë atdhetare ju lutem ndihmoni, ne kemi krijuar këtë mbledhje fondesh për mikun tonë të dashur, i cili ishte një djalë dhe vëlla i dashur, i cili u mor aq shpejt nga ne. Sidoreli ndërroi jetë mbrëmë pasi vuajti nga Covid 19, ky virus i tmerrshëm tani ka marrë një jetë tjetër, ne kërkojmë ndihmën tuaj për të ndihmuar familjen e tij që ta kthejmë atë në shtëpi në Shqipëri ku mund të prehet në qytetin e tij të lindjes. Ky është një shpenzim i cili është tepër i vështirë për t’u financuar, nëse keni një moment të lirë ju lutemi ta ndihmojmë familjen e tij për te mbuluar riatdhesimin e Sidorelit dhe kostot e funeralit.”, thuhet në njoftimin e miqve.



Skip to toolbar