“Mbi 170 cm, me dialekt verior”! Zbulohen tipare të autorëve në Nikël

AKTUALITET


Gazetarja Dorjana Bezat tha në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se biznesmeni i dhunuar e grabitur dje në Nikël të Fushë Krujës, Namik Çangu, ka lënë spitalin rreth orës 19:00, të mbrëmjes së sotme.

Biznesmeni u dërgua me urgjencë në spital, pasi pësoi hemorragji nga dhuna e një dite më parë, ku disa persona i hynë në banesë dhe e torturuan, duke i grabitur gjithçka kishte në kasafortë. Në studio, gazetarja Bezat tha se “Kam shkuar në banesën e tyre sot në mëngjes.

Ata nxorën pretendimin se gjendja e tij ishte përkeqësuar. Ka pasur një përkeqësim të gjendjes së tij dhe sot pasdite në orën 19:00 është kthyer në shtëpinë e tij”, duke shtuar se menjëherë pas kthimit të biznesmenit në banesë, ka shkuar edhe policia, që e ka marrë sërish në pyetje.

Siç mëson gazetarja Bezat, biznesmeni Çangu iu ka dhënë policëve identiktin e autorëve, duke zbuluar disa tipare të tyre. “Flitet për presona rreth 35 vjeç, trupa të rregullt, të gjatë mbi 170 cm, me dialekt verior”, u shpreh gazetarja.



Skip to toolbar