Thyen arrestin e shtëpisë dhe kapet duke shpërndarë kokainë

AKTUALITET


Policia e Beratit ka arrestuar një 59-vjeçar për shpërndarje të drogave të forta.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Berat, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas duke qenë me masë sigurie shpërndante lëndë narkotike, kanë organizuar punën, ku si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Artur Zijaj, 59 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, duke qenë me masë sigurie “Arrest shtëpie”, u kap duke qarkulluar me mjet, ku gjatë kontrollit fizik dhe në automjet i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar