Albin Kurti: Nuk ndihem i kërcënuar, por…

KOSOVA


Kryeministri Albin Kurti ka folur për kërcënimin ndaj tij, që është raportuar mbrëmë në media. Kurti ka thënë se nuk ndihet i rrezikuar.

“Së pari nuk ndjehem i rrezikuar, mirëpo janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Unë as dje as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, ka thënë Kurti.

Lajmin për kërcënimin e Kurtit, e kishte konfirmuar mbrëmë për Telegrafin zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha Kryeziu.



Skip to toolbar