Hyri në vilë për të grabitur, vritet me armë gjahu 38-vjeçari shqiptar në Itali

AKTUALITET


Një tentativë për grabitje ka rezultuar fatale për një 38-vjeçar shqiptar në Itali. Sipas mediave itliane, mbrëmjen e së hënës, 38-vjeçari Arbër Xheleshi sëbashku me disa persona të tjrë hynë për të grabitur një banesë në provincën e Frosinones në qytezën e Santapadre.

Por ata janë ndeshur me pronarin e banesës i cili mori një armë gjahu dhe qëlloi drejt grabitësve.

Saçmet e armës së gjahut kanë kapur shqiptarin në pjesën e gjoksit e cila rezultoi fatale për të.

Pavarësisht se ai u dërgua në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Autoritetet kanë mundur të identifikojnë shqiptarin vetëm ditën e sotme, ndërkohë që pritet raporti i plotë i autopsisë.

Arbër Xheleshi është një emër i njohur për drejtësinë italiane pasi është arrestuar edhe më parë për grabitje.



Skip to toolbar