Vaksinimi kundër koronavirusit siguron mbrojte më të fortë se sa imuniteti natyror, sipas një studimi nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të SHBA-ve. Personat që kanë qenë të infektuar me koronavirus kanë rreth pesë herë më shumë gjasa të infektohen përsëri sesa ata që janë vaksinuar plotësisht me Pfizer/BioNTech ose Moderna .
Kjo është e vlefshme për të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë. Sipas New York Times, CDC ka analizuar të dhënat e mbi 6,328 të rriturve të vaksinuar plotësisht dhe 1,020 të rriturve që kanë fituar imunitet pas infektimit.
Në 187 spitale të SHBA-së, personat që nuk ishin vaksinuar kishin 5.5 herë më shumë gjasa të infektoheshin përsëri sesa ata që ishin vaksinuar plotësisht. Pothuajse 80% e rasteve të vaksinuarve plotësisht ishin mbi 65 vjeç. Ndërsa 1/3 e të infektuarve ishin personat e moshës 18-49 vjeç të cilët nuk ishin vaksinuar.
“Tani kemi prova shtesë për të mbështetur rëndësinë e vaksinës kundër Covid-19 edhe nëse dikush ka qenë i infektuar me koronavirus,” tha drejtoresha e CDC Dr. Rochelle Wallenski. Kjo është arsyeja pse, sipas shkencëtarëve të CDC, “të gjithë duhet të vaksinohen kundër Covid-19 sa më shpejt të jetë e mundur, përfshirë ata që kanë qenë të infektuar me koronavirus”./ abcnews