Tërhiqet Basha? Gazment Bardhi: S’ka thënë se nuk do ketë një Kuvend Kombëtar

Më të fundit


Kryedemokrati Lulzim Basha e ka bërë të qartë në çdo deklaratë se nuk do të lejojë që të mblidhet Kuvendi Kombëtar, të cilin po përpiqet ta mbledhë Sali Berisha.

Por mesa duket, kryedemokrati ka bërë “prapakthehu”, pasi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, në një intervistë për A2CNN është shprehur se Basha “nuk ka thënë që nuk do të ketë një Kuvend Kombëtar”.

“Ajo që ka thënë zoti Basha, për të mos u keqkuptuar, është që nuk do të ketë një Kuvend Kombëtar ku do të diskutohen vendimet e qeverisë amerikane.

Kuvend Kombëtar Partia Demokratike ka pasur, ka dhe do të ketë sa herë që të ketë çështje statutore për të diskutuar. Pra nuk bëhet fjalë këtu për shkrirjen e Kuvendit Kombëtar.

Nuk dua të flas në paradhënie për këtë çështje. Deri në momentin që flasim, si sekretar i përgjithshëm, nuk kam administruar asnjë kërkesë për mbledhje të Kuvendit Kombëtar.

Cilido që kërkon mbledhjen e organeve të partisë duhet t’i drejtohet sekretarit të partisë, i cili ndjek hapat e nevojshme. Në rastin e Kuvendit Kombëtar do të duhet të ketë një vendim të kryesisë së partisë”, tha Gazment Bardhi.



Skip to toolbar