Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamëz, ku një i ri ka dhunuar dhe bërë për spital vajzën e tij 6 vjeçe. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Mesohet se vajza në momentin e ngjarjes ka qenë vetëm me babai në shtëpi pasi nena e saj ka qene ne pune. Gjatë dëshmisë së tij në polici, babai ka thënë së fëmija e bezdiste prandaj e kishte dhunuar.
Policia ka dyshime se përveç dhunës fizike mund të këte pasur edhe abuzim seksual dhe për ketë fëmija po i nënshtrohet kontrolleve nga mjeket ligjore. Ka qenë nëna që ka bërë denoncim në polici, ndërkohë që vajza aktualisht ndodhet ne spital ne gjendje te rende.