Zgjatja e organeve të vetingut, PS thërret të hënën Komisionin

Më të fundit


Ditën e hënë më datë 1 nëntor do të mblidhet Komisioni i Përbashkët për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe të Këshillit të Legjislacionit për shqyrtimin e ndryshimeve Kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut. Mbledhja e parë e cila do të zhvillohet në orën 14:00.

Takimi i parë do të jetë prezantues për nismën e propozuar nga mazhoranca për zgjatjen e mandatin e organeve të vetingut, ku do të caktohen dhe relatorët e ekspertët përkatës.

Rendi i ditës:

  1. Prezantimi i nismës nga nismëtarët “Për një ndryshim në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, depozituar në Kuvend më 15.10.2021:
  2. Miratimi i procedurës dhe kalendarit për shqyrtimin e nismës “Për një ndryshim në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,;
  3. Caktimi i relatorëve; 4. Miratimi i ekpertëve konstitucionalistë/ekspertizës përkatëse.


Skip to toolbar