Një ngjarje e rëndë tronditi Laçin mëngjesin e kësaj të hëne.
Rreth orës 07:23, persona të armatosur i kanë bërë atentat 60-vjeçarit Xhelal Reçi, në afërsi të një banke. Ish-polici nuk arriti t’i shpëtonte plumbave të marra, duke ndërruar kështu jetë.
Por ky nuk është atentati i parë që bëhet ndaj familjes Reçi. Në shtator të 2020, djali i Xhelalit, Besniku, i shpëtoi një atentati të mirëorganizuar.
Ai ishte duke udhëtuar në rrugën Lezhë-Shëngjin bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten, kur dy persona të armatosur me motor, e ndoqën dhe tentuan ta qëllonin me plumba. Në fakt, tre plumba qëlluan mbi makinën që udhëtonte Besnik Reçi, por për fat të mirë, nuk mbeti i lënduar askush. Kjo edhe falë lëvizjeve të shpejta dhe instiktive të Reçit, i cili pasi pikas atentatorët, devijon me makinë në trotuar dhe i shpëton atyre.
Ndjekja nga atentatorët ka zgjatur sërish, derisa Reçi i bëri shenjë policisë dhe ata e morën në mbrojtje. Asokohe nuk u zbardhën motivet e atentatit, por Besnik Reçi u cilësua si një njeri i qetë dhe aspak problematik.