Policia ka vendosur në pranga 39-vjeçarin A. K., nga Tepelena, i cili duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Dvp Gjirokastër.
Specialitët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 39 vjeç, banues Tepelenë, pasi në hyrje të qytetit të Tepelenës, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të saj.
-Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin D. T., 71 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ky shtetas në banesën e tij ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.