Në kërkim nga Italia, kapet 29-vjeçari në Tiranë

AKTUALITET


Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për 29-vjeçarin me inicialet Gj. L, 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë, e të riut.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Bergamos, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve.”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



Skip to toolbar