Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut: Në sektorin energjetik do të shpallet gjendja e krizës

AKTUALITET


Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik.

Bekteshi ka deklaruar se në mbledhjen e ardhshme do të propozojë vendimin.

“Do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik, me të vetmin qëllim që të mund të injektohen mjete buxhetore, drejtpërdrejt në kompanitë energjetike në vend, për të rritur likuiditetin e tyre”, ka thënë ai.

Më tej ka bërë me dije se për momentin nuk është parashikuar marrja e masave dhe se në ditët në vijim do të ketë takime me anëtarët e Komisionit në kuadër të urdhëresës për shpalljen e gjendjes së krizës.



Skip to toolbar