Pesë milionë dollarë i ofron Departamenti Amerikan i Shtetit atij që ndihmon autoritetet të kapin anëtarët kryesorë të kartelit meksikan të drogës Sinaol, përfshirë Aureliano Guzman Luer, vëllain e mbrojtësit famëkeq të kësaj organizate kriminale, Joaquim El Chapo Guzman.
Në njoftimin e DASH theksohet se ata akuzohen për shkelje të ligjeve të SHBA-së për drogën, përfshirë konspiracionet ndërkombëtare për shpërndarjen e marihuanës, kokainës, metamfetaminës.
Aureliano Guzman Loera, i njohur si “El Guano”, ishte përgjegjës për organizimin e tregtisë së drogës në veri të Meksikës, por edhe në SHBA. Ai mori drejtimin e kartelit pas rënies së vëllait të tij.