Kreu demokrat Lulzim Basha ka përsëritur qëndrimin për vetingun e politikanëve, që sipas tij do të zgjidhë krizën ekonomike dhe korrupsionin në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se buxhetti është në funksion të PPP-ve klienteliste dhe jo për familjet dhe sipërmarrësit.
“Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme.
Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë”, shkruan ai.